Vendimi: Hetimet për Saimir Tahirin do të zgjaten edhe 3 muaj - Arbëria News

Vendimi: Hetimet për Saimir Tahirin do të zgjaten edhe 3 muaj

Hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri do të zgjaten edhe tre muaj. Vendimin e ka marrë sot, Gjykata e Krimeve të Rënda, pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi afati i parë tremujor sapo përfundoi.

Vazhdimësia e hetimit i iu premtua sot prokurorit të çështjes, Besim Hajdarmatajt, edhe nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, e cila e priti paradite në zyrën e saj.

Në një njoftim lakonik sot, Prokuroria e Përgjithshme shprehej:

Prokurori i Përgjishthëm, znj.Arta Marku mbështet hetimet tërësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për çdo çështje e në çdo nivel, kundër krimit dhe korrupsionit.

Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Kryeprokurorja znj.Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.

Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.\syri.net\

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 6 =