I vendos vajzës së porsalindur emrin e markës së njohur? Kim Kardashian i sqaron të gjithë një herë e mirë - Arbëria News

I vendos vajzës së porsalindur emrin e markës së njohur? Kim Kardashian i sqaron të gjithë një herë e mirë

Lajmi se vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West ka ardhur në jetë mori dhenë. Dyshja e njohur janë bërë prindër për herë të tretë nga një nënë surrogate por të gjithë janë kuriozë të dinë emrin e vogëlushës që iu shtua familjes Kardashian.

Një fotografi e postuar nga Kim Kardashian ka bërë kurioz gjithë fansat. Pa asnjë përshkrim në veçanti, Kim ka publikuar logon e brandit të njohur Louis Vuitton gjë që ka bërë të gjithë të mendojnë se mos ndoshta emri do të ketë lidhje me markën.

Por Kardashian shkroi në Twitter të sqaronte që postimi i saj me Louis Vuitton nuk ka të bëjë me fëmijën e saj të vogël. “Jo! Ishte sfilata e fundit e Kim Jones dhe pashë sa fantastike dukeshin Naomi dhe Kate dhe doja të postoja një foto të LV”, shkruajti ajo në një tweet, duke iu referuar sfilatës së fundit të drejtorit kreativ, Jones për këtë shtëpi mode, që u zhvillua këtë javë. (Intv.al)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 1 =