Victor Valdes mbyll karrierën dhe rrjetet sociale ja përse... - Arbëria News

Victor Valdes mbyll karrierën dhe rrjetet sociale ja përse…

Dëmtimi në ndeshjen me Celta Vigo në vitin 2014 kompromentoi përfundimisht karrierën e tij. Këputja e krociatit të ligamentit të gjurit të djathtë, bëri që Victor Valdes të humbasë vendin në skuadrën më të bukur dhe fortë të futbollit evropian.

Tanimë në moshën 35-vjeçare, Valdes ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, e ndërkohë të ndërpresë edhe komunikimin në rrjetetet sociale, duke sjellë edhe një herë në kujtesë deklaratën e tij pas rikthimit nga dëmtimi, se: “nuk më pëlqen fama dhe shpresoj që kur të fiken dritat, të mos më gjejnë”.

Pas dëmtimit në vitin 2014, Valdes u largua nga Barcelona për të provuar një eksperiencë të shkurtër te Manchester United, që fillimisht e lëshoi me huazim te Standard Liege, e sezonin e shkuar u bë pjesë e Midlesbrough.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 13 =