VIDEO/ Arrestohet Ilir Boriçi, një nga të fortët e Fierit - Arbëria News

VIDEO/ Arrestohet Ilir Boriçi, një nga të fortët e Fierit

Fier/Lushnje – Forca e Ligjit në veprim arreston në flagrancë një prej të fortëve të Fierit.

FNSH në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, është angazhuar në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi Ilir Boriçi.

Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për “Armëbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale” si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  • Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëbajtje pa leje”.

Autor: Agron Llupi

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − eleven =