Vijon furtuna në Polici, shkarkohet një tjetër Drejtor - Arbëria News

Vijon furtuna në Polici, shkarkohet një tjetër Drejtor

Shkarkohet nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika. Ai drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, kur zëvendësoi Aranit Arapin.Panganika mësohet se është tranferuar në krye të Policisë së Korçës.

Aktualisht Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit.

Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër. Emërimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Ditën e sotme, u bënë publike emrat e drejtuesve të Drejtorisë së Policive në Shkodër dhe Lezhë, Vehbi Bushati dhe Ferdinad Mara.

Ndërsa një ditë më parë, u prezantua kreu i DVPT, Kastriot Skënderaj. /syri.net/

Image

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + 17 =