Vjedhja e Thesarit/ Arrestohet ish-punonjësi i Bankës së Shqipërisë

Emiljano Lamçe, ish-punonjesi i Thesarit në Bankën e Shqipërisë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë dhe ajo e Apelit, është kapur sot nga Policia në Tushemisht – Pogradec.

banka-1

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një shtetas në kërkim i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Emiljano Lamçe, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim nr 1819 datë 27.05.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 22.09.2016 ) e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

VENDIMI I DENIMIT NGA GJYKATA E APELIT:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + 19 =