Vladimir Gjuta mohon përgjegjësinë për ngjarjet që akuzohet: Do dorëzohesha pas zgjedhjeve - Arbëria News

Vladimir Gjuta mohon përgjegjësinë për ngjarjet që akuzohet: Do dorëzohesha pas zgjedhjeve

Vetëm një ditë pas arrestimit në tunelin e Kalimashit, generic Vladimir Gjuta mohon vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, sick Saimir Tahiri në shkurt të këtij viti. I arrestuar ditën e djeshme ai është marrë në pyetje nga hetuesit, visit web përfshi vetë Drejtorin e Përgjithshëm Haki Çako, ku Gjuta nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Mësohet se Gjuta të ketë deklaruar se do të dorëzohej vetë pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Po ashtu bëhet e ditur se nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin u gjet, është zbuluar një armë zjarri pistoletë tip “Glock” me inicialet V.Gj., e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arma ishte me silenciator të personalizuar. Ndërkohë konfirmohet edhe fakti se Gjuta kishte me vete një listë me anëtarë të shtabit të kandidatit të ASHE­-së për kryetar të Bashkisë së Kukësit. Dyshohet se lista do të përdorej për shantazh ndaj zgjedhësve në Kukës. Vladimir Gjuta, sipas policisë lëvizte lirshëm, por nuk fliste në telefon. Mësohet se gjatë qëndrimit në Tiranë ai komunikonte me korrier, ndërsa gjatë 48 orëve të fundit ndiqej intensivisht nga policia.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =