Vlorë, arrest me burg për noterin Nefail Islamaj, dyshohet për fallsifikim dokumentash - Arbëria News

Vlorë, arrest me burg për noterin Nefail Islamaj, dyshohet për fallsifikim dokumentash

Gjykata e qytetit të Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për noterin Nefail Islamaj.   Menjëherë pas këtij vendimi, medicine policia e qytetit bregdetar ka vënë në pranga shtetasin Islamaj. Sipas policisë, physician ai akuzohet për falsifikim dokumentesh. Mësohet se Islamaj ka falsifikuar dy prokura për një truall tokë.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Nefail Islamaj, noter, i dyshuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”. Në zbatim të vendimit të gjykatës, Policia e Vlorës ka kryer arrestimin e tij pasditen e së enjtes (dt.27.05.2015.

Në bazë të hetimit, ka rezultuar se i dyshuari, gjatë ushtrimit të funksionit noter, ka fallsifikuar përmbajtjen e dy prokurave, duke lejuar që të nënshkruajë në emër të një trashëgimlënësi, një shtetase tjetër që nuk kishte lidhje me të, me qëllim dhënien e një trualli për ndërtimin e një pallati në një zonë pranë qendrës së qytetit të Vlorës.

Ky fallsifikim është kryer në vitin 2009, ndërkohë që ndërtimi i pallatit është bllokuar, për shkak se trashëgimtarët e ligjshëm nuk e lejojnë vijimin e punimeve, për shkak të fallsifikimit të dokumentave nga ana e noterit. Ky fallsifikim ka sjellë si pasojë një situatë konfliktuale të ashpër ndërmjet trashëgimtarëve të ligjshëm dhe personave që kanë paguar për blerjen e apartamenteve dhe dyqaneve. Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë rezulton se shkak i këtij konflikti të ashpër civil është rrjedhojë e veprimeve antiligjore të noterit Nefail Islamaj, i cili është arrestuar pasditen e sotme, me kërkesë të Prokurorisë Vlorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + eighteen =