Vlorë, operacioni “Mifoli” zbulon një tjetër laborator të lëndëve narkotike - Arbëria News

Vlorë, operacioni “Mifoli” zbulon një tjetër laborator të lëndëve narkotike

Një tjetër laborator i paketimit të lëndëve narkotike është zbuluar mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit të koduar “Mifoli” .

Policia e  seksioni të antidrogës Vlorë, ailment  gjatë orëve të vona të mbrëmjes së  djeshme   bërit të mundur zbulimin e një laboratori në Noveselë që shërbente për paketimin e lëndëve narkotike. Laboratori ishte improvizuar në një banesë. Krahas 150 kg kanabis e presuar dhe ndarë në 30 qese, në banesë u gjet dhe një pjesë tjetër kanabisi, e bërë gati për tu presuar si dhe mjetet që përdoreshin për këtë qëllim. Mësohet se banesa është në pronësi të Agron Velaj, person me preçedent të mëparshëm penal. Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Velaj po udhëtonte drejt banesës me një automjet tip fuoristradë dhe sapo ka pikasur efektivët, është larguar menjëherë në këmbë në drejtim të paditur duke braktisur makinën. Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur familjarë të tij të cilët janë marrë në pyetje.Policia ka sekuestruar dhe 2 automjete, të cilat janë në pronësi të Agron Velajt. Uniformat blu janë vënë në kërkim për kapjen e autorit.

 

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − one =