Vlorë, sekuestrohet hoteli me vlerë 1.5 milion euro i ndërtuar nga paratë e drogës - Arbëria News

Vlorë, sekuestrohet hoteli me vlerë 1.5 milion euro i ndërtuar nga paratë e drogës

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, cialis 40mg në përfundim të hetimeve disamujore ka vendosur masën e sekuestros preventive për një godinë shumëkatëshe, recipe e destinuar si hotel.

Godina e bllokuar ndodhet në zonen e Ujit të Ftohtë në afërsi të vendit të quajtur “Kalaja”. Ajo është në pronësi të shtetasve E. B. dhe Sh. B., të dy banues në Vlorë me një vlerë sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi që arrin deri në 1.5 milion euro.

Sekuestroja e kësaj godine u krye pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në vendet e Bashkimit Europian.

Hoteli në zonën e Radhimës kë qenë në pronësi të Isuf Brahimaj, i cili ka humbur jetën vitin e kaluar pas një atentati me eksploziv në makinën e tij. Brahimaj ka qenë me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 1992 në Vlorë, vëllezërit Brahimaj kanë qenë të dyshuarit kryesor për një vrasje dhe për këtë arsye kanë ndryshuar disa herë mbiemrin e tyre, për të fshehur gjurmë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 9 =