Vlorë, sherr me thika në një lokal, plagosen 2 persona - Arbëria News

Vlorë, sherr me thika në një lokal, plagosen 2 persona

Sherri me thika  mes të rinjve në një lokal në Vlorë, ka çuar në plagosjen e 2 prej tyre, dhe prangosjen e një tjetri.

Në pranga ka rënë Antonio Veizaj, 25 vjeç, i cili dyshohet se  ka plagosur me thikë K. I., dhe I. I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Arrestohet një 25 vjeçar pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas !

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen ”Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I.,  ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I..

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =