Dy ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba në Pukë policia ka arrestuar autorinMësohet se autori ka pranuar të dorëzohet në polici pas dy ditësh arratie në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit Enderis Doda, 25 vjeç, banues në Tiranë. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.