Vrasja e Aleksandër Ndokës, ka një pistë të re hetimi - Arbëria News

Vrasja e Aleksandër Ndokës, ka një pistë të re hetimi

Vrasja e bujshme e vëllait të ish-deputetit socialis Arben Ndoka, Aleksandër Ndokës, ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e policisë.

Pëe zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë është ngritur një grup i gjerë hetimor.

Burime nga policia kanë treguar se pista më e re ku po hetohet për vrasjen e Ndokës është ajo për shkak të detyrës.

Prej muajsh Aleksandër Ndoka ishte drejtor i IKMT-së për rajonin e Shkodrës dhe pikërisht këtu kanë nisur edhe verifikime të të gjitha rasteve.

Dyshimet janë se aksionet për prishjen e ndërtimeve në bregun e Velipojës e jo vetëm mund të kenë sjellë edhe vrasjen e tij.

Deri më tani po hetohet edhe për konfliktet e djemve të tij.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =