48 vjeçari është gjetur i vdekur në oret e para të mëngjesit të 9 dhjetorit 2017, brenda automjetit para banesës ku jetontë në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur rreth ores 22 e 30 minuta të mbrëmjes të së premtes, (8 dhjetor)

Ndoka ishte anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës nga një parti e vogël,  dhe dy muaj më parë ishte emëruar drejtor i IKMT-së për veriun në qendër të Shkodrës

Kur ndodhi vrasja?

Kanë qenë familjarët që kanë gjetur trupin e pajetë të 48-vjeçarit rreth orës 4:00 të mëngjesit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vrasja mund të ketë ndodhur rreth orës 22:30 e të premtes. Familjarët kanë dëgjuar zhurmë por kanë menduar se ishin fishekzjarre.

Informacioni i paraprak i policise ishte: “Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE,  ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrarë me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar”

Nga veprimet paraprake bëhet e ditur se në drejtim të automjetit të Ndokes është qëlluar me bresheri automatiku.  Burime nga grupi hetimor bën me dije se janë gjetur 14 gëzhoja kallashnikovi në vendin ku ndodhi ekzekutimi. Një pjesë e plumbave kanë prekur 48-vjeçarin në disa pjese të trupit, duke i marrë dhe jetën.

Burimet flasin se autorët mund të kenë qenë më shumë se një person.

Pse u ekzekutua?

Policia ka dyshime se bëhet fjale për një atentat të mirëfilltë pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e viktimës. Duke përfituar edhe nga errësira ata kanë qëlluar në drejtim të Ndokës sapo i është afruar banesës. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa i ndjeri rezulton se nuk kishte konflikte me ndonjë person.  Në formularin e vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton pa precedentë penalë.

Një pistë dyshimi lidhet me djalin e tij, Samuel Ndoka i cili u arrestua nga policia më 29 tetor të këtij viti.  Ai bashkë me kushërinjtë e tij më 25 qershor plagosën me armë zjarri Florian Dushkun, aktivist i LSI-së.

A filmuan kamerat e sigurise vrasjen? 

Policia sqaron se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa përsona të cilët po merren në pytje, ndërsa pritet dhe dëshmia e familjareve e të afërmve të viktimes për të mësuar me teper detaje.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  Policia e Lezhës për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të FNSH-së së Shkodrës.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë të cilat pritet të shikohen nga grupi hetimor, për të parë nëse është filmuar ndonjë lëvizje në momentin kur ka ndodhur krimi.

Kush eshte viktima?

Aleksandër Ndoka u emërua drejtor i IKMT për veriun vetëm dy muaj më parë muaj më parë. Ai është baba i katër fëmijëve, dy vajzave dhe dy djemve dhe që nga viti 2015 ishte zgjedhur këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësues i “Partia Rruga e Lirisë”.

Mësohet se Ndoka ka  një lokal pranë banesës ku jetonte me familjen. Një muaj më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet qytetarit dixhital se Aleksandër Ndoka vëllai i ish deputetit vendoste gjoba ndaj atyre që ndërtonin apo bënin ndonjë shtesë./OraNews