Vrasja në Elbasan/ Arrestohet roja e karburantit, nuk njoftoi për vrasjen - Arbëria News

Vrasja në Elbasan/ Arrestohet roja e karburantit, nuk njoftoi për vrasjen

VRASJE-BEQIRAJ-ELBASAN-300x214

Policia e Elbasanit ka arrestuar rojën e karburantit për vrasjen e djeshme, there pasi akuzohet për “moskallëzim krimi”. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Shkëlqim Salla, drugs  42  vjeç, page  banues në  fshatin Godolesh Elbasan.

Ky  shtetas u arrestua nga efektivat e policisë për moskallëzim të krimit, pasi  duke qenë roje i  karburantit  në  vendin  ku  ndodhi  ngjarja,   dyshohet  të  ketë  parë  ngjarjen  dhe  të  mos  ketë  kallëzuar, pasi:
Më  datë  11.04.2016,  në    Lagjen  “Skëndërbej”  në  afërsi  të  një  pikë  karburanti, është gjetur  i vrarë me armë  zjarri  shtetasi:
Saimir  Beqiri, 51 vjeç, banues në  Elbasan.

Gjatë  këqyrjes  së  vendit  të  ngjarjes,  grupi  hetimor  ka   gjetur  dhe  sekuestruar  në  cilësinë  e  provës  materiale:
6  copë gëzhoja,  kalibër  9mm
2 copa  predha
Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë   Vendore  të  Policisë   Elbasan,    në  bashkëpunim  me   Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan,  po  vijojnë  punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Moskallëzim  Krimi” parashikuar  nga neni 300  i  Kodit Penal.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 + 16 =