Vrau djalin e hallës, zbardhet arsyeja e krimit - Arbëria News

Vrau djalin e hallës, zbardhet arsyeja e krimit

14710284481470725123policia

Vret djalin e hallës pas sherrit për parcelat e mbjella të drogës. Të paktën ky është dyshimi paraprak i grupit hetimor që shkoi mbrëmë në vendin ku ndodhi krimi, capsule viktimë e të cilit mbeti Altin Llani, viagra 37 vjeç nga Fieri.

Policia e Tepelenës bëri të ditur se autori Gjergji Hasani, banues në Dhëmblan të Tepelenës, është arrestuar në flagrancë për veprën penale të vrasjes. Ndërkaq, policia nuk dha të dhëna të tjera rreth krimit, por, siç bëri të ditur, nuk përjashton çdo pistë të mundshme. Banorë të zonës bënë të ditur se prej më shumë se dy muajsh, viktima nga Fieri kishte ardhur te të afërmit e tij në Tepelenë.

Sipas tyre, rrinte në fshatin Metohasanaj, ndërsa dyshohet se kontrollonte një zonë të konsiderueshme të mbjellë me lëndë narkotike në vendin e quajtur “mali Griba”. Megjithatë, policia në njoftimin e dhënë e ka konsideruar ngjarjen si një konflikt të çastit mes dy kushërinjve.

“Në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tepelenë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, ka ndodhur një vrasje. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Gjergji Hasani, 36 vjeç, banues në Dhëmblan, Tepelenë.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Altin Llani, 37 vjeç, banues në Fier (autori dhe viktima janë kushërinj). Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Theksojmë se autori kohët e fundit ka shfaqur shenja depresioni”, thuhej në deklaratën e Policisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 15 =