Vrau italianin/ Arrestohet vajza shqiptare (Emri) - Arbëria News

Vrau italianin/ Arrestohet vajza shqiptare (Emri)

 Një emigrante shqiptare, është arrestuar këtë të premte pasi ka shtypur për vdekje një italian në një fushë në komunën Ovada, të provincës së Alessandrias.

Mediat italiane raportojnë se 53-vjeçari Massimo Garitta u gjend i pajetë më datë 1 janar. Nga informacionet e deritanishme rezulton se 24- vjecarja Perhati, ndonëse me vështirësi, ka pranuar se e ka marrë me makinën e saj viktimën dhe se e ka shtypur me të njëjtin automjet pasi e ka çuar në fushë. E reja ndodhet momentalisht në paraburgim në Vercelli, në pritje të masës së sigurisë. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, por paraprakisht hetuesit kanë hedhur hipotezë se midis shqiptares dhe italianit mund të ketë pasur një lidhje dashurie.

24- vjecarja Perhati,  jeton prej shumë vitesh në Ovada, ku edhe punonte si shitëse në një dyqan këpucësh. Viktima, Massimo Garitta, banonte po në të njëjtën komunë. Ai njihej si një person i papunë i cili jetonte në një banesë sociale.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 2 =