Kryeministri sërb Aleksandër Vuçiç nesër viziton Kosovën - Arbëria News

Kryeministri sërb Aleksandër Vuçiç nesër viziton Kosovën

auto_Aleksandar-Vucic-61439577757

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, order Marko Gjuriq, generic është shprehur i bindur se kryeministri serb, buy Aleksandar Vuçiq, do ta vizitojë Kosovën këtë të diel.

Përkundër deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, dhënë të enjten se ende nuk dihet nëse Vuçiq do të ketë mundësi ta vizitojë vendin tonë, Gjuriq nuk ka lënë asnjë dyshim lidhur me këtë çështje.

Ai gjatë qëndrimit të sotëm në pjesën veriore të Kosovës, u ka thënë mediave serbe se Vuçiq do t’i vizitojë disa nga vendet ku banohen me shumicë serbe, transmeton lajmi.net.

Gjatë vizitës së tij që planifikon ta bëjë të dielën, Vuçiq, sipas Gjuriqit, do tu drejtohet qytetarëve në Zubi Potok, ndërsa do t’i vizitojë edhe disa vende tjera.

Ndërsa, në kohën kur po pritet të ndodhë kjo vizitë, në veri të Kosovës janë vendosur posterë dhe billboard-a, ku i urohet mirëseardhje kryeministrit serb.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 4 =