Hetohet ngjarja, në "lojë" janë 20 mije euro të miku të Shullazit. - Arbëria News

Hetohet ngjarja, në “lojë” janë 20 mije euro të miku të Shullazit.

Pasi Klajdi Gjeçi u akuzua dhe u arrestua për vendosjen e eksplozivit në  makinën e biznesmenit Ndue Rajta, në  afersi të  Liqenit të  Thatë  në  Tirane, janë  zbardhur disa detaje të  reja.

 

Burime nga hetimi na bëjnë  me dije se shak mendohet të  ketë  qenë   një  konflikt i vjetër mes Rajtës dhe babait te Gjeçit. Sipas burimeve, mësohet se Rajta kishte punuar në  disa magazina të  cilat i posedonte i ati i Klajdi Gjeçit dhe kanë  pasur një  konflikt për shkak të  mungesë s së  një  sasie të  konsiderueshme malli.

Klajdi Gjeçi i ka kërkuar vazhdimisht Rajtës 20 mijë euro si dëmshpërblim, por ai nuk ka pranuar.

Ndërkohë , ai ka heshtur para uniformave blu dhe ka mohuar akuzën e ngritur kundrejt tij. Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të rëndë me dashje. Në të dyja këto raste 31-vjeçari është lënë i lirë nga Gjykata, pasi çështjet janë pushuar.Gjithashtu, ia vlen të  përmendet se Gjeçi njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − sixteen =