Zbulimi i fundit i shkencës, objektët do të lëvizin nga tingulli i zërit - Arbëria News

Zbulimi i fundit i shkencës, objektët do të lëvizin nga tingulli i zërit

Për herë të parë, inxhinierët në Bristol kanë treguar se zëri mund të përdoret për të lëvizur objekte.

Ata kanë mundur të ndërtojnë një fushë tjerrëse zëri dhe të mbajnë ajër një objekt vetëm nëpërmjet valëve të zërit.

Dr. Mihai Caleap dhe drejtuesi i studimi sqarojnë se valët zanore brenda kësaj fushe tjerrëse kanë një strukturë të ngjashme atë të tornados, duke e mbështjell objektin.

Caleap sqaron se objekti qëndron në mes të këtyre valëve dhe ato nuk e lejojnë që ai të lëvizë në asnjë drejtim por të qëndroj pezull në ajër.

Ky zbulim i ka hapur derën një sërë zhvillimesh teknologjike që mund të ndryshojnë jetën e njeriut.

Tashmë mendohet se në të ardhmen objektet do mund ti lëvizim vetëm nëpërmjet zërit tonë dhe pa përdorur forcë fizike.

“Në të ardhmen, me më shumë fuqi akustike, do të jetë e mundur të mbahen objekte edhe më të mëdha”, shprehet entuziast Dr. Mihai Caleap. /lajmifundit.al/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − fourteen =