Zgjedhja e Idrizit në Kuvend, Athina: Nuk i shërben integrimit dhe bashkëpunimit

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, ka reaguar pas emërimit të Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Zëdhënësi i MPJ-së së Greqisë, Konstandinos Kutras, ka thënë: “Vendimi nuk ndihmon në raportet e mira dhe fqinjësore në rajon. Kjo është një zgjedhje e personave irredentistë në Kuvend. Ky vendim nuk kontribuon në perspektivën evropiane dhe zgjedhje të tilla nuk promovojnë miqësi të mirë e bashkëpunim”.

greqi-deklarateZgjedhja e Idrizit, u pasua me dorëheqjen e e nënkryetarit tjetër të Kuvendit, Vangjel Dule.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje parazgjedhore me Partinë Socialiste, PBDNJ-ja e Idrizit ka dalë përfundimisht nga koalicioni opozitar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − two =