Zgjedhja e kryeprokurores, Ruçi: Asnjë nxitim nga Kuvendi - Arbëria News

Zgjedhja e kryeprokurores, Ruçi: Asnjë nxitim nga Kuvendi

Kreu i Kuvendit deklaroi se nuk ka pasur asnjë nxitim nga ana e Parlamentit në zgjedhjet e kryeprokurores së përkohshme.

 Duke folur në Top Story ai tha se është ndjekur rregullorja e Kuvendit dhe të gjitha hapat ligjore.

“Në rregulloren e Parlamentit për prokurorinë ka afate, që nëse i mbaron mandati një përfaqësuesi të një organi kushtetues, parlamenti është i detyruar 30-40 ditë që të hapë procedurën për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri. Nga momenti që komisioni nxjerr raportin, parlamenti ka vetëm një javë kohë. Nuk ka pasur asnjë nxitim. Ka qenë kryerja e hapave konkretë të institucioneve të shtetit, pasi organet kushtetuese dhe ato të ngarkuara me ligj dhe nëse ka çeduar Parlamenti për të shpejtuar është punë orësh, ose ditësh”, u shpreh ai.

Ruçi hodhi poshtë akuzat e opozitës së përmes procedurave u shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

“Kjo puna e procedurës është alibi për debat politik. Të hënën u zhvillua seanca, që edhe nëse do të zhvillohej të enjten do të ishte e njëjta gjë”, u shpreh ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen − six =