Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Ted Cruz fiton ndaj Trump në Ajoua - Arbëria News

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Ted Cruz fiton ndaj Trump në Ajoua

1-ted-cruz-iowa-ra_3565143b

Senatori Ted Cruz ka fituar zgjedhjet paraprake republikane në Iowa duke grumbulluar afro 28% të votave, ambulance në votimin e parë për të zgjedhur kandidatët presidencialë.

Kjo e sotmja është një fitore për konservatorët e guximshëm”, deklaroi Cruz teksa duartrokitej. Ai mundi rivalin e tij favorit Donald Tramp, me 24% të dhe pas tyre u rradhit Marko Rubio me 23% e më pas Ben Carson me 9%.

Për Trump kjo është një goditje e madhe pasi ai udhëhiqte sondazhet e disa muajve më parë.

Trump u shpreh se  është i nderuar” që gjendet në vendin e dytë.

Ndërkohë, votat në kampin demokrat po numërohen ende, por mediat amerikane shkruajnë se procesi po shkon drejt fundit. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe senatori Bernie Sanders, janë thuajse në barazim, me një avantazh të lehtë të Clinton.

Kjo e fundit ka marrë 49.9 për qind të mbështetjes, derisa Sanders 49.4 për qind.

Votuesit në Iowa ishin të parët që kanë votuar për të preferuarit e tyre për president.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =