Zharrëz/ Grevistët nxjerrin jashtë deputeten e PS (Video) - Arbëria News

Zharrëz/ Grevistët nxjerrin jashtë deputeten e PS (Video)

Banorët e fshatit Zharrëz në Fier, advice nuk kanë pranuar as vizitën e deputetes socialiste, drug Antoneta Dhima.

Kjo e fundit ka hyrë në ambientet e grevës dhe u ka dorëzuar grevistëve një raport të komisionit ndërministror ku pranohej dëmi dhe ku premtoheshin riparime. Por grevistët s’kanë pranuar madje në shenjë revolte i kanë grisur para syve letrat.

Videoja eshte publikuar nga Nisma Thurje, dhe deputetja është shprehur më pas se nuk e kanë nxjerrë jashtë.

Banorët e Zharrës protestojnë kundër kompanisë së naftës Bankers Petroleum, e cila duke bërë kërkime për naftë, u ka dëmtuar shtëpitë dhe pronat e tyre.

 DEBATI

Deputetja: Kush është përfaqësuesi juaj, ti je?

(Nuk përgjigjet njeri)

Deputetja: Meqë nuk doni të flisni, këtu keni deklaratën e grupit të punës…

Grevisti: Jemi ngopur me to…

Deputetja: Jeni ngopur? OK! Meqë jeni ngopur, unë po ua lë këtu. Mund ta lexoni. Urdhëro!

Grevisti: Mund ta mbani…

Grevisti 2: Nuk e duam, ik dhe jepja atij, ministrit tuaj…( e gris deklaratën).

Deputetja: Si të dëshironi…

Grevisti3: Jeni vonë, jeni vonë..

Deputetja: Nuk jemi asnjëherë vonë ne…

Grevisti2: Keni vjedhur jeni çarë këtu në fshatin tonë…

Deputetja: Ik tani….

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + five =