Zhduket gruaja nga Fieri - Arbëria News

Zhduket gruaja nga Fieri

 

Një 56-vjeçare nga Fieri është zhdukur prej 24 orësh pa asnjë gjurmë. Mësohet se shtetasja Liljana Tafa nga fshati Zhupan ka humbur kontaktet me familjarët që në orën e para të mëngjesit të djeshëm. Bashkëshorti i saj, Besniku tha për gazetën Shqip Online se Liljana ka dalë nga banesa rrethores 9:00 të mëngjesit.  “Bashkëshortja ime vuan nga një depresion akut për të cilin edhe kurohet. Por dje ajo ka qenë normale. Doli për të hedhur mbeturinat këtu pranë shtëpisë, por nuk  u kthye më”, tha Besnk Tafa.Gjithashtu ai ka mësuar se mëngjesin e djeshëm ajo ka takuar një grua të lagjes. Kanë biseduar normalisht me njëra-tjetrën. “Liljana kishte takuar një fqinjën tonë. Kishin folur për biseda të përgjithshme. Asaj i është dukur Liljana si e hutuar dhe në vend që të vijë për në shtëpi, ajo ka marrë rrugën drejt stadiumit “Loli Papuçiu. Që prej këtij momenti askush nuk do gjë rreth Liljanës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − fourteen =