Zhdukja e dy personave/ Ja çfarë dyshon policia - Arbëria News

Zhdukja e dy personave/ Ja çfarë dyshon policia

Zhduken pa lënë gjurmë dy të rinj nga Tepelena dhe Përmeti.

Bëhet fjalë për Sokol Ramën, 32 vjeç, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe shokun e tij nga Përmeti, G.H. Fillimisht, është deklaruar i zhdukur nga të afërmit e tij 32-vjeçari Rama, ndërsa dy ditë më vonë ka ardhur denoncimi dhe nga familjarët e të riut tjetër nga Përmeti. Babai i dy fëmijëve të mitur është një emër i njohur për Policinë lokale.

Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H ka lidhje me transportin e lëndëve narkotike, pasi Rama është identifikuar nga Policia lokale si transportues droge.

Kanë qenë familjarët e Sokol Ramës që kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Tepelenë për zhdukjen e 32- vjeçarit, duke kërkuar ndihmën e tyre, pasi nuk dinë asgjë rreth fatit të tij. Nga hetimet e deritanishme, forcat e Policisë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e të riut nga Tepelena.

Sokol Rama gjatë telefonatës së fundit që ka pasur me familjarët e tij u ka thënë se do të vonohej pak kohë. Bashkë me 32- vjeçarin është deklaruar i zhdukur dhe shoku i tij nga Përmeti. Dyshohet  se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 12 =