Zhurma për 1 milionëshin dollar - Arbëria News

Zhurma për 1 milionëshin dollar

Nga Gavrosh Levonja

Zbulimi i pagesës së pretenduar 1 milion dollarëshe nga PD në llogarinë e një kompanie lobingu në SHBA, më zgjoi kureshtjen për të mësuar hollësitë se si është e mundur të paguhet një shumë në shifra të tilla tepër të larta vetëm për të lobuar në qarqet e politikës së lartë amerikane.

Çdo njeriu normal do t’i dukej anormale të paguash 1 milion dollarë vetëm për të siguruar nja dy a tre takime me zyrtarë të lartë të administratës në Ëashington, ndoshta dhe me presidentin Trump, apo për të vënë në gojën e ndonjë senatori a kongresmeni ndonjë fjali në favor të PD-së ose kundër PS-së e Edi Ramës. Për më tepër në një kohë kur PD ma do mendja ka shumë “vrima” të mëdha për të mbyllur në aspektin financiar.

Në fund të fundit, 1 milion dollarë për PD do të kishte qenë më konveniente t’i kishte shpenzuar për të blerë vota apo komisionerë në zgjdhjet e 25 qershorit me të cilat ndoshta mund të kishte ardhur në pushtet. Eksperienca, të paktën në rastin e Shqipërisë, ka treguar se shumat me të cilat paguhen kompanitë e lobingut sillen në shifrat e 200 apo 300 mijë dollarëve.

Kështu p.sh. PD në mars prill të këtij viti realizoi dy kontrata, njërën më kompaninë “Barnes & Thornburg” në vlerën e një shume fikse prej 150 mijë dollarëve firmosur nga Robert Grand, manager I firmës dhe Lulzim Basha më 14 prill 2017 dhe një kontratë tjetër me “Muzin Capitol Partners LLC” (partner me “Stonington Strategies”}, firmosur më 31 mars 2017 nga dhe Lulzim Basha dhe Nick Muzin, CEO I kompanisë në fjalë, së cilës PD duhej t’i paguante tre këste nga 25 mijë, përkatësisht në muajt mars 2017, prill 2017 dhe maj 2017.

Pra, të dyja kompanive PD sipas kontratave të lidhura në muajt mars prill të këtij viti një total prej 225 mijë dollarësh. Një shumë pak a shumë në të njejtat nivele parashikonte dhe kontrata e nënshkruar ndërmjet PS dhe “Ballard Partners Inc” në bazë të së cilës PS ishte e detyruar të bënte një pagesë bazë 20 mijë dollarë çdo muaj duke filluar nga 1 prill 2017 deri më 31 mars 2018, me një klauzolë që pas shtatorit 2017 kontrata mund të ndërpritej.

Por duhet vënë në dukje se në kontratën e PS me “Ballard Partners Inc” PS duhej të paguante veçmas për çdo shërbim që do të merrte nga kompania lobuese si fjala vjen për organizim takimesh me zyrtarë amerikanë, për shpenzime udhëtimi, pagesa për stafin e saj që do angazhohej në këto aktivitete. Kontratë është firmosur më 13 prill 2017 nga Brian Ballard, preident I firmës dhe Endri Fuga në emër të Edi Ramës.

Mirëpo, për PD gjërat ndërlikohen që nga momenti kur në skenë del një firmë e tretë; “Biniatta Trade LP”, e cila në Exibit-B shtesë të datës 14 nëntor 2017 të paraqitur nga “Muzin Capitol Partners LLC, figuron se ka kompensuar “Muzin Capitol Partners LLP, për të gjithë aktivitetet e kryera për llogari të PD-së. Në të njejtën kohë nga Exibit-B shtesë në fjalë thuhet se “Biniatta Trade LLP” deri në datën 30 shtator ka bërë vetëm një pagesë prej 150 mijë dollarësh në adresë të “Muzin Capitol Partners LLC.

Gjithsesi, kur vihet tek kontrata flitet vetëm për një agreement midis “Biniatta Trade LP” dhe “Muzin Capitol Partners LLC” e “Stonington Strategies” ku këto dy të fundit angazhohen për gjëra që në fakt nuk kanë të bëjnë fare me synimet politike të PD-së si duke promovuar rolin e biznesit ahqiptaro amerikan në eknominë e SHBA, promovimin e muajit të historisë shqiptare në SHBA, të nxjerrin në pah kontributin e diasporës shqiptare në shoqërinë perëndimore. etj. Në fakt synime të tillë logjikisht i ka klasa politike që është në pushtet në Shqipëri.

Megjithatë, më poshtë “Stonington, megjithëse do të angazhohet për suksesin e projektit, nuk garanton një rezultat të sukseshëm”. Përsa i përket pagesave kontrata parashikonte që “Biniatta Trade LP’ do t’i paguante “Stonington” tre këste nga 150 mijë dollarë si dhe një pagesë në vlerën e 500 mijë dollarëve për aktivitete të tillë si evente e takime në Washington në kuadër të projektit. Kjo shumë duhej të paguhej para datës 23 mars 2017.

Mirëpo në këtë kontratë midis “Muzin” dhe “Biniatta” nuk gjendet asnjë firmë nga ana e ndonjë përfaqsuesi të PD-së. Gjithashtu, data e nënshkrimit të kësaj kontrate është 20 mars 2017, pra rreth dy javë para se Lulzim Basha të firmoste kontratën me “Muzin Partners LLC” gjë që të çon tek pyetja: për deri sa “Biniatta Trade LP” është angazhuar të paguajë për lobingun në favor të PD, athere përse ishte e nevojshme që Basha të hidhte firmë në një kontratë tjetër më të njejtin partner i cili për të njejtën gjë, po paguhej nga dikush tjetër, madje me një shumë rreth tetë herë më e madhe nga ajo që parashikohej në kontratën e nënshkruar nga Basha në fund të marsit?

Për drejtësinë shqiptare do të paraqiste interes nëse do të dilte në dritë ndonjë kontratë a marrëveshje ku si palë të ishin PD dhe “Biniatta Trade LP” prej ku mund të mësohej se për ç’arsye kjo merrte përsipër të paguante një kompani lobuese në SHBA për llogari të PD-së si dhe lidhjet e tjera që mund të ekzistojnë midis saj dhe PD.

Në mungesë të një diçkaje që mund të hedhë dritë në këtë aspekt, zhurma për 1 milion dollarëshin nuk do të jetë më shumë se një shashkë për të larguar vemendjen e opinionit shqiptar nga patatja e nxehtë “Tahiri”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 13 =