Zhvat rreth 50 mijë euro nga dashnorët-pre të saj, arrestohet Violeta - Arbëria News

Zhvat rreth 50 mijë euro nga dashnorët-pre të saj, arrestohet Violeta

Shumë burra të huaj që jetojnë në Tiranë kanë rënë në grackën e saj. Violeta Boçaj është gruaja që njihej me shtetasit e huaj, mësonte detaje nga jeta e tyre dhe veçanërisht nga pasuria dhe pasi i bënte që të binin në dashuri, thurte planin e saj.

Gruaja shoqërohej me shtetasit e huaj dhe më pas u premtonte atyre se do të martoheshin bashkë, por për të bërë këtë, më parë i duhej të ndahej nga bashkëshorti që supozohej se kishte.

Ajo u kërkonte shuma parash për procesin e divorcit dhe pasi ata ia jepnin, zhdukej pa lënë asnjë gjurmë. Kanë qenë 6 të huaj ata që kanë ngritur akuzat ndaj Violetës, e cila dyshohet se ka zhvatur deri më tani rreth 50 mijë euro nga dashnorët-pre të saj.

Ajo u thoshte:

Do martohem me ty por më duhet të ndahem nga i pari. Më duhen para”.

Dhe ata, të dashuruar e të verbuar, bënin çfarë u kërkonte, ndërsa Violeta zhdukej tek preja e radhës, pa lënë më gjurmë.

Ajo ka pranuar akuzën para gjykatësit dhe prokurorit, e duke përfituar nga dënimi i shkurtuar, do të kalojë rreth 6 vite e 8 muaj në burg.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =