“Zoti ministër, kush është ai gjyqtar që u bë shkak për vrasjen barbare të Fierit?” - Arbëria News

“Zoti ministër, kush është ai gjyqtar që u bë shkak për vrasjen barbare të Fierit?”

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Fier, visit this ku Ferdinant Ruko hodhi nga kati i katërt gruan e tij.

Zoti minister i Drejtesise, adiposity nje grua eshte flakur dje nga nga ballkoni i shtepise si placka me e pavlefshme, buy nga nje burre-shtaza i radhes.

Mediat thone sot se viktima ka patur nje “Urdher mbrojtje” nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve te meparshme per ushtrim dhune ndaj saj.

Urdhri i mbrojtjes kur nje grua e dhunuar kerkon ndihme, e detyron kriminelin burre qe pavaresisht nga “soji i hallit” qe paraqet si shkak per shtazerine:

-te largohet nga banesa

– te mos i afrohet bashkeshortes dhe femijeve

– te ruaje distancen nga shtepia ku ajo jeton bashke me femijet apo nga vendi i punes dhe shkolles se femijeve etj etj.

Une jam e qarte se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kunder nje kercenimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizem i qarte, i paster, i cmendur ne vend te jete po aq e eger sa egersia e shtazeve, po rrezikon te mbetet vetem tek keqardhja njerezore.

Por ky rast po me tmerron nga ky detaj: Urdhri i mbrojtjes!

Zoti minister, kush eshte ai gjyqtar qe paska leshuar nje “Urdher mbrojtje” qe e le burrin qe gruaja e padit per dhune, te jetoje ne nje shtepi me te derisa ta hedhe nga ballkoni????

Nese kjo eshte teresisht e vertete, padine per kete gjyqtar, do ta bej vete”, shkruan deputetja demokrate.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 15 =