18-vjeçarja nga Laçi tenton vetëvrasjen duke konsumuar ilaç rrobash - Arbëria News

18-vjeçarja nga Laçi tenton vetëvrasjen duke konsumuar ilaç rrobash

Një adoleshente nga Laçi ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në lagje Nr.2, ku 18 vjeçarja E.Gj., në banesën e saj, ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar ilaç rrobash, bëjnë me dije burime policore.

Familjarët kanë konstatuar vajzën të renë pa ndjenja dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se 18-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar këtë vajzë të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + twelve =