Kina futet në garën për asteroidet, mision 10-vjeçar - Arbëria News

Kina futet në garën për asteroidet, mision 10-vjeçar

Kina ka njoftuar lëshimin e një sonde drejt një asteroidi.

“Ky mision, që pritet të zgjasë 10 vite, ka për destinacion asteroidin 2016 H03, një trup qiellor i vogël me një diametër prej 41 metrash që ndodhet rreth 5,2 milionë kilometra larg Tokës”, njoftoi agjencia hapësinore kineze.

“Sonda ka për synim të mbledhë copëza nga asteroidi”, shpjegoi për median drejtori i Qendrës për Eksplorim dhe Inxhinieri Hapësinore, Liu Jizhong, pa dhënë detaje mbi datën e fillimit të misionit.

/MAPO/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 1 =