Prizren, arratiset nga burgu i dënuari për vrasje - Arbëria News

Prizren, arratiset nga burgu i dënuari për vrasje

burg-prizren

Pasditen e djeshme një i dënuar për vrasje ka arritur të ikë nga gardianët të cilin po e shoqëronin atë në vizitën që po i bënte familjes në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustë Kabashi” nëPrizren.

Sipas policisë, order i arratisuri i kishte vënë në lajthitje gardianët me pretekst se donte të hynte në tualet dhe më pas kishte kapërcyer murin e oborrit dhe ia kishte mbathur në drejtim të panjohur.

“Pas pranimit të informacionit,Policia e Prizrenit ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e të dënuarit por nuk është gjetur gjer me tani”, bën të ditur policia.

Kjo e fundit njofton se poashtu është hapur rast për neglizhencë në detyrë ndaj gardianëve të cilët janë arrestuar me vendim të prokurorit.

Gardianët po mbahen në objektet mbajtëse të policisë, transmeton Klan Kosova.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × one =