38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër - Arbëria News

38-vjeçari i dehur në timon aksidenton një mjet tjetër

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 38-vjeçar nga Gramshi, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe ka shkaktuar aksident. Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar 38-vjeçari me inicialet L.A.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor  në Drejtorin Vendore te Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: L.A., 38 vjeç, banues në Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi në unazën e qytetit Gramsh është përplasur me një mjet tjetër, dhe pas bërjes së testit të alkoolit nga Policia rezultoi se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimi rrugor” dhe ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + eleven =