Tani topi është në fushën e PD­-së! - Arbëria News

Tani topi është në fushën e PD­-së!

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”6229″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nga: Mero BAZE

Dorëheqja e deputetit socialist Arben Ndoka dhe heqja e imunitetit për Armando Prengën, order i përfshirë në një përleshje fizike me pasoja plagosje me armë zjarri, advice kanë rikthyer vëmendjen tek beteja politike për dekriminalizimin e Kuvendit, illness duke ekspozuar tashmë problemet e tjera që ka lista e deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës.

Në radhë kanë mbetur të hyjnë dy emra tërësisht jo seriozë për të qenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, një sharlatan qesharak, që ka bërë deklarata për të cilat duhet të hetohet lidhur me financimin e fushatës së tij elektorale deri në 1 milion euro të padeklaruara, dhe një tjetër që është dënuar për korrupsion.

Në një farë mënyre, nga lista e socialistëve nuk ka njeri që vjen të hyjë më në Kuvend, pavarësisht sesi mund të bëhet zgjidhja ligjore. Dhe nëse hyjnë formalisht, PS­ja nuk duhet t’i fusë në Grupin e saj Parlamentar, për të dëshmuar distancën nga ata. Nëse i duhen PD-­së, le t’i marrë ajo. Tani topi është në fushën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës. Ne po flasim e po përflasim Arben Ndokën dhe Armando Prengën, por nuk kam dëgjuar as median dhe as ndonjë zyrtar të PD­së, të flasë për deputetin Mhill Fufi. Raportet zyrtare të 23 Qeshorit flasin se ai u shpall në kërkim disa orë për vrasjen e ndodhur në qytetin e Laçit. Ky fakt po injorohet dhe jo vetëm që nuk po lakohet si një deputet që ka probleme me rekordet kriminale, por përkundrazi, në emër të tij dhe familjes së tij, Partia Demokratike po qëndron jashtë Këshillit Bashkiak në Laç. Kjo e dyta është akoma dhe më e rëndë.

Lulzim Basha po përpiqet të marrë përsipër merita për dekriminalizimin në Lezhë, ndërkohë që në Bashkinë e Laçit ai ka bojkotuar Këshillin në emër të vëllait të Mhill Fufit, që e ka mbiemrin Pjetri (këtë s’ka etimolog ta shpjegojë, përveç ndonjë kriminologu). E vërteta është më e thjeshtë, nëse Ministria jonë e Brendshme do të kërkojë informacion nga shteti italian për dosjen e identitetit të origjinës me mbiemrin dhe emrin origjinal që i ka pas vënë baba. Po ashtu, hetimet për Mhill Fufin jo vetëm që u ndalën, por askush nuk ia kujton, se nën presionin fizik të tij, deputeti i radhës që duhet të hynte në Kuvend, Vasil Bici, dha dorëheqjen pa shpjegime publike, por me dëshpërim nëpër tavolina, për kërcënime deri në rrëmbime dhe pengje.

Në këtë pike, Partia Socialiste është përgjegjëse, pasi nëse Berisha ia plasi në Kuvend dhe ia bëri legjendë PS­së përse dhanë dorëheqjen dy gratë nga PS, Partia Socialiste heshti pa pikë dinjiteti kur Mhill Fufi detyroi Vasil Bicin t’i hapte rrugën drejt Kuvendit. Heshti e kompleksuar, se e dinte çfarë liste kishte bërë. Por nëse flasim sot për dekriminalizim, socialistët po lëvizin në atë drejtim, duke zbuluar me këtë rast dhe përgjegjësinë reale që kanë për Listën e Lezhës dhe Shkodrës.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike jo vetëm që nuk po relflekton, por po përpiqet të bëjë luftë politike në emër të personave që duhet të ishin në këtë listë. Beteja politike e Partisë Demokratike në Laç, është aktualisht e përqëndruar tek fakti përse nuk u lejua të kandidonte vëllai i Fufit me mbiemër Pjetri, dhe nuk ka shpjeguar asnjëherë përse kandidati zyrtar i Partisë Demokratike u detyrua të bënte dorëheqje pasi kaloi afati i rregjistrimit. E gjitha e ka shpjegimin tek kërcënimi ndaj tij, tek klane të tilla brenda PD-­së. Tani unë e kuptoj sesi funksionojnë të fortët brenda PD­së.

E njoh historinë e tyre dhe liderin e tyre moral dhe shpirtëror Edi Paloka, që ka frymëzuar këtë vulg halabakësh në politikë në atë Qark. Por, nuk kuptoj nga ana tjetër socialistët, që më lehtë e kanë të dorëzojnë një nga një njerëzit e tyre, sesa të thonë të vërtetat e hidhura për kundërshtarët politik. Nëse kjo betejë, që për mua ka shumë vlerë në Qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, mbyllet këtu dhe PD-­ja vazhdon të mbrojë deputetët e saj të “painkriminuar”, dhe akoma më keq të vazhdojë të bëjë betejë politike në emër të moskandidimit të një personi, që si gjen dot emrin dhe mbiemrin që i ka vënë babai, atëherë jo vetëm që e gjitha ka për të qenë një betejë e dështuar, por dhe shumë e rrezikshme.

Do të jetë e rrezikshme pasi kështu siç po ndodh, thjesht po eleminohet një palë për t’i hapur rrugën një bande, e cila në të vërtetë është zanafilla e futjes së modelit të “laçjanëve” në politikë. TemA[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × five =