43 parti të vogla kërkojnë votim elektronik dhe lista të hapura - Arbëria News

43 parti të vogla kërkojnë votim elektronik dhe lista të hapura

parti

43 parti të vogla parlamentare dhe joparlamentare i kanë dorëzuar kreut të Kuvendit, drugs Ilir Meta një draft- propozim me ndryshime në kuadër të reformës zgjedhore.

Drafti është përpiluar nga deputetët Fatmir Mediu, more about Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka si dhe nga krerët e partive joparlamentare. Në draftin e tyre, 45 parti të vogla kanë kërkuar që sistemi aktual zgjedhor të ndryshojë, duke hartuar një draft të tyrin me 6 pika ku kërkojnë një sistem maxhoritar me votim elektronik. Kreu i LZHKsë, i cili ka qenë dhe kryesues i kësaj nisme, tha se në draft kërkohet një sistem me korrektim maxhoritar kombëtar për të mundësuar përfaqësim real të votës së qytetarëve. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se drafti është i ngjashëm me propozimet e Partisë Demokratike, që kërkon votim dhe numërim elektronik. “Të kemi korrektim kombëtar dhe me këtë bien dakord të gjitha palët dhe do të jemi rehat nga kjo anë”, tha ai. Platforma kërkon rikthimi tek listat e hapura, që Shehi tha se do të përgjysmojë pushtetin e kryetarëve të partive dhe financim të barabartë sipas parimit të proporcionalitetit të forcës elektorale të partive.

Partitë kërkojnë: 1- Aplikim të sistemit proporcional dhe konkurimin me lista të hapura. Konkurrimi me lista të hapura do të garantonte një Parlament të zgjedhur prej zgjedhësve shqiptarë dhe jo nga përcaktimet e krerëve të partive politike. 2- Votim elektronik në zgjedhje, që deri më tani është shmangur në mënyrë të pajustifikuar dhe aktualisht përbën një detyrim të kodit zgjedhor. 3- Shteti shqiptar duhet të garantojë financim të fushatës eletorale për secilën Parti politike, kualicion apo kandidat. Kjo do të shmangte kapjen e partive dhe qeverisjes nga paratë e korrupsionit apo interesat korruptive.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka mirëpritur iniciativën e këtyre partive, ndërsa theksoi se mbështet përshpejtimin e punës së komisionit të reformës Zgjedhore. Gjatë takimit me deputetët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka, si përfaqësues të 43 partive parlamentare dhe joparlamentare, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një nismë ligjore për ndryshime në kodin zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore, u nënvizua nevoja e rishikimit të sistemit zgjedhor përmes mundësimit të votimit elektronik, listave të hapura, depolitizimit të komisioneve zgjedhore, përmirësimit të administrimit të procesit zgjedhor, shpalljes së rezultatit në ditën e zgjedhjeve sipas standardeve evropiane si dhe përmes adresimit të çështjeve të tjera që i shërbejnë rritjes së cilësisë dhe transparencës së procesit zgjedhor në Shqipëri.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − ten =