50 dorëshkrime në garë për çmimin Kadare - Arbëria News

50 dorëshkrime në garë për çmimin Kadare

50 dorëshkrime janë dorëzuar pranë konkursit të përvitshëm të letërsisë shqipe Kadare. Tashmë juria është në fazën e leximit për të seleksionuar vetëm 10 prej tyre, për të vijuar garën për çmimin e madh. Juria do të mblidhet javën e fundit të prillit, për të bërë publik se cilët nga autorët që i kanë besuar dorëshkrimet e tyre këtij konkursi, do të jenë pjesë e konkursit Kadare. Mes 50 kandidatëve spikasin dhe emra të njohur në letrat shqipe si Faslli Haliti, Grigor Banushi, Ylljet Aliçka, Roland Gjoza, Thanas Dino, Mimoza Hysa. Por ashtu si në edicionet e mëparshme edhe këtë vit dominojnë autorët e rinj.”

50 dorëshkrime është një shifër mbresëlënëse për një letërsi të vogël si e jona. Janë krijime që janë realizuar përgjatë këtij viti, çka do të thotë se, konkursi është kthyer në një motiv për shumë krijues. Por ajo çfarë është e rëndësishme, është fakti që, veprat e dorëzuara janë të një niveli të lartë”, thotë Alda Bardhyli, koordinatore e konkursit. Sipas saj, edhe këtë vit ka një rritje të autorëve që shkruajnë tregime. Kjo gjini me një traditë të mirë në letërsinë shqipe, duket se po përsoset dhe po i bashkohen autorë të rinj.

“Sinopset, bashkë me 15 faqet e para të 50 veprave tashmë janë në duart e jurisë, e cila ka nisur punën për të gjykuar me seriozitet secilin prej tyre. Javën e fundit të prillit juria do të mblidhet për të diskutuar mbi veprat por dhe për të dhënë verdiktin final mbi 10 autorët që do të mund të vazhdojnë garën. Në një fazë të dytë, do të ketë një tjetër seleksionim, i cili do ta ngushtojë garën vetëm në 5 autorë që do të garojnë për çmimin e madh”, thotë Bardhyli.

Fituesi i edicionit të pestë të çmimit Kadare do të bëhet publik në Ditët Letrare të Razmës që do të mbahen në javën e parë të qershorit në Razëm. Juria e këtij edicioni kryesohet nga shkrimtari dhe dramaturgu Bashkim Hoxha, ndërsa në përbërje të saj janë dhe Diana Kastrati, Mehmet Kraja, Alda Bardhyli dhe Genciana Abazaj. Leteratura po boton më poshtë 50 autorët që i kanë besuar veprat e tyre këtij konkursi. Çmimi letrar Kadare është një nga konkurset më të rëndësishme në vend.

1-Figurinat –Murat ALIAJ

2-Bisha e thinjur-Eqrem CANAJ

3-Itaka-Fate Velaj

4-Lugina e Veriut-Aleksandër Përgjini

5-Margaritari i një çmendinë- Salvator GJECI

6-Rikthim-Gezim Hoxha

7-Shpirtrat e një toke- Alban N

8-Gjurmë të një arratie-Jovan Bizhyti

9-Bastardët fisnikë- Bledar KURTI

10-Spektri-Elona Gjergo

11-Më në fund-Kujtim Lapa

12-Mos harro të më kujtosh-Liridon Mulaj

13-Profani-Enea Ruci

14-Internimi-Clirim Hoxha

15-I kthyeri-Tobias Xhaxhiu

16-Diell i ulët-Thanas Dino

17-Tregime-Loer Kume

18-Dy- Suad Arilla

19-Lavdi Marrëzive-Imer Topanica

20-Antrakti suedez-Fatmir Lleshi

21-Limonë dhe Kokoshka- Erjon Papagjoni

22-Ishte me fat Zonja B- Bardh Frangu

23-Baladë dashurie në Milano-Grigor Banushi

24-Velloja e Majës- Gaverina Muzhaqi

25-Fuego-Shpetim Selmani

26-Metamorfoza e një kryeqyteti- Ylljet Alicka

27-Tregime- Blerina Kanxha

28-Lulet e bardha të janarit- Majlina RAMA

29-Te deum- Roland Gjoza

30-Njerëzit prej silikoni- Kliti Apostoli

31-Tregime- Arlind Farizi

32-Tregime-Shpendi Topollaj

33- “Stil 4×4”-Anrila Spahija

34-Për një gjysmë dielli-Faslli Haliti

35-Urrejtje dhe dashuri, Kurt Kola

36- Jetë e përtejme- Mystehak Xhemali

37- Rrëfim ngatërresash në vetën e parë-Alban Tufa

38-Shitesi i akulloreve- Sokol Thana

39-Ujku vrasës-Biser Mehmeti

40-E bukura Agora-Mimoza Dhima

41-Kurthi femrave- Pashtrik Brahaj

42-Shtëpia e botës- Margarita Syziu

43-Bijat e gjeneralit-Mimoza Hysa

44-Mart Kajani-Saimir Muzhaka

45- Në anën e kohës së perënduar-Mumir Ferko

46-Pasqyra e kohës sime-Ermelinda Pashaj

47-Nëna-Kristian Gazulli

48-Statuja-Ullir Burimi

49-Tregime- Marçel Hila

50-Eriona Tartari

/Gazeta Liberale/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 13 =