51 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit - Arbëria News

51 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit

Pajtim-Serjani

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin në lidhje me grupin e gjobvënësve ndaj biznesmenit të kafes, there Julian Bregu, duke i dënuar me 51 vite burg në total.

Kështu, Pajtim Serjanin, miku i Emiljano Shullazit u shpall fajtor dhe u dënua me 7 vjet burg, së bashku me Elvis Karolin, Arianit Lulin, Klevis Kardashin si dhe Ditmar Reçin.

Po ashtu, Genc Ferhati dhe Arben Hashihyseni u dënuan me nga 8 vjet burg për akuzat e gjobvënies dhe marrje të pasurisë përmes shtrëngimit.

DËNIMI

­Pajtim Serjani 7 vite ­

Arjanit Luli 7 vite ­

Klevis Kardashi 7 vite

­Elvis Karoli 7 vite ­

Arben Haxhihyseni 8 vite ­

Genc Ferhati 8 vite ­

Ditmar Reci 7  vite

GJOBEVENIA

Biznesmeni i kafes kallëzoi mikun e Shullazit, Pajtim Serianin se e kishte kërcënuar me jetë nëse nuk i dorëzonte 13 mijë euro. Policia nuk e bëri të ditur emrin e biznesmenit pas kërkesës së tij për të mbetur anonim. Denoncimi i tij është provuar gjatë hetimeve që ka kryer Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Kryeqytetit. Ashtu siç është provuar edhe një lloj “kontrate” që të arrestuarit e detyronin biznesmenin të nënshkruante me ta, edhe pse pa laps e letër, që e detyronte atë të paguante tek autorët 10 për qind të xhiros vjetore, në këmbim të jetës së tij e të familjarëve. Pajtim Serjani njihet në kryeqytet si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, ndërsa rreth 4 muaj më parë ai u plagos gjatë një atentati ndaj tij, ku u vra personi që e qëlloi, Artur Baze.

KURTHI PËR BIZNESMENIN

Policia e Tiranës më 10 shtator arrestoi në një lokal në Sauk biznesmenin e njohur të kafesë Julian Bregun dhe

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − eleven =