Media sociale dhe përdorimi nga media shqiptare - Arbëria News

Media sociale dhe përdorimi nga media shqiptare

12232966_762464750524363_1051297401_n

Sot është bërë prezantimi i projektit  “Media sociale dhe përdorimi i tyre nga mediat shqiptare”. Aktiviteti vjen si bashkëpunim i Institutit shqiptar të Medias dhe Fondacionit  gjerman “Fridrich Ebert” . Studimi ka në qendër të tij evoluimin e ndikimit të internetit në Shqipëri  si dhe bashkëveprimin e mediave tradicionale me mediat e reja apo sociale. Sipas ligjëruesve, pill ai është ndarë në dy faza të zhvillimit të internetit. Faza e parë fillon prej vitit 1993 deri në vitin 2007. Ndërsa faza e dytë përfshin periudhën kohore nga 2007 deri në ditët e sotme.

Në ligjëratën e mbajtur, përfaqësuesi i fondacionit “Fridrih Ebert” ka thënë se është duke punuar  në  një  projekt me gazetarë  të nivelit më  të  lartë  dhe vitin tjetër do sjellë një  risi në median sociale që do jetë  surprzë.

Kërkimi empirik është përqëndruar në monitorimin e mediave sociale më të përdoruara në Shqipëri, si: Facebook, Google, YouTube, Instagram ,Twitter dhe blogosferë si dhe gjashtë mediat kryesore online në vend.

Nga studimi vihet re një rritje e numrit të aktorëve dhe platformave të komunikimit dhe informimit. Gjithashtu ka ndryshuar dhe mënyra e prodhimit, konsumimit dhe e shpërndarjes së informacionit.

Arbëria News

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four − one =