79 vjet nga lufta Italo-greke (Dokumenta historike) - Arbëria News

79 vjet nga lufta Italo-greke (Dokumenta historike)

Llogari të gabuara me shqiptarët “Jo vetëm që shqiptarët e Greqisë (lexo: çamët) nuk u ngritën, por përkundrazi, ushtarët shqiptarë të dërguar në front, dezertuan masivisht tek grekët.” “Ndërmjet rreth 7000 robërve që ranë në duart e grekëve, rreth 4000 prej tyre ishin shqiptarë.” —————— Më 28 Tetor 1940, gati 2 vjet pasi kishte pushtuar Shqipërinë, Italia fashiste sulmoi Greqinë. Kjo luftë u shndërrua në një nga disfatat më të turpshme të ushtrive të Musolinit. Në këtë disfatë, një rol të jashtëzakonshëm kanë luajtur shqiptarët në të dy anët e kufirit shtetëror. Ata jo vetëm nuk iu bashkuan pushtuesit kundër Greqisë por e sabotuan okupatorin me të gjitha mundësitë. Po riprodhoj një bisedë të Benito Musolinit me ambasadorin e Hitlerit në Romë, Hans Georg von Mackensen në dhjetor 1940, në kohën kur lufta italo-greke ishte në kulmin e saj. Faktet e dhëna në këtë bisedë janë më se të mjaftueshme për të flakur në koshin e plehrave të historisë pretendimin shovinist grek që mban në këmbë ligjin e luftës midis dy vendeve tona. Greqinë nuk e sulmoi Shqipëria. Shqipëria ishte vetë e pushtuar. Përkundrazi. Shqipëria dhe shqiptarët iu kundëvunë fuqimisht fashizmit. Musolini i mori me vete llogaritë e gabuara me shqiptarët, shovinistët grekë vazhdojnë akoma të punojnë me po ato defterë. —————– Ambasadori në Itali drejtuar ministrisë së jashtme Telegram Tepër urgjent Tepër sekret Romë, 7 dhjetor 1940, ora 12:05 pas mesnate Marrë më 7 dhjetor 1940, ora 12:40 pas mesnate. Ministrit të jashtëm personalisht. Teksti: “Pas pritjes së Feldmarshallit Milch, Duçja më hoqi mënjanë për të diskutuar edhe një herë privatisht mbi shkaqet e dështimit në Shqipëri. Ndryshe nga disa të tjerë këtu, ai u rezervua të bënte përgjegjës individë konkretë. Sipas mendimit të tij, ata kishin bërë gabimin – shumë serioz ushtarakisht – që kishin lejuar vendimet ushtarake të ndikoheshin prej gjykimeve politike të pabazuara. Kështu, në llogaritjet e bëra, ishte marrë si faktor i sigurtë një kryengritje pro italiane e shqiptarëve të Greqisë (lexo: çamëve). Jo vetëm që shqiptarët e Greqisë nuk u ngritën, por përkundrazi, ushtarët shqiptarë të dërguar në front, për shkak të vlerësimit të gabuar të marrdhënjeve të brendshme të shqiptarëve me italianët, dezertuan masivisht tek grekët. Ndërmjet rreth 7000 (shtatë mijë) robërve që ranë në duart e grekëvë, rreth 4000 prej tyre ishin shqiptarë. Po ashtu, kishte qenë gabim për politikën italiane që pas pushtimit të vendit t’iu jepte shqiptarëve të njëjtat të drejta me italianët. Me këtë politikë Italia nuk kishte mundur ta bënte aspak për vete popullin por vetëm ata shqiptarë që e kishin lidhur fatin e tyre aq ngushtë me Italianët sa që kishin frikën e kokës së tyre në rast tërheqjeje të Italisë…” Mackensen” (Marrë nga “Documents on German Foreign policy” No. 464, B14/B00341T-18)

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + thirteen =