Yllka Mujo, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Olta Daku, Merita Çoçoli, Klodiana Keço, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi vijnë në News24, në një rrëfim të shkurtër, 30 minuta përpara shfaqjes së 30 të komedisë “8 femra”, në dhomën e grimit, aty ku artistët bëhen bashkë si në skenë.

Edhe pse misionin e saj e ka kryer, Driada Dervishi, regjisorja që numëron vetëm suksese në karrierën e saj, nuk mungon në asnjë shfaqje. Publiku në kryeqytet është rikthyer për t’i duartrokitur 8 femrat, sa herë është rikthyer shfaqja, dhe për News24 Driada zbulon sekretin pse kjo shfaqje në çdo vënie vjen si premierë.

8 femrat do të shfaqet në Arturbina edhe këtë fundjavë, me kërkesën ndaj stafit realizues për tu rikthyer sërish në Tiranë.

(BalkanWeb)