Një 14-vjeçar është akuzuar në Skoci për zjarrvënie. Ai dyshohet se i ka vënë flakën shkollës me vetëdije, ndërsa godina e shkollës ku do merrnin mësimet mbi 1400 nxënës është djegur plotësisht.

Më shumë se 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët e Shkollës së Mesme Woodmill. Djali i mitur do të paraqitet në gjykatën e Sherifit Dunfermline të martën e 27 gushtit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Stuart Stevens, tha se ky është një incident i madh, por shtoi se zjarrfikësit po vijojnë punë për shuarjen e flakëve.