Agim Shehu NDODH DHE KJO... - Arbëria News

Agim Shehu NDODH DHE KJO…

…Isha djalë i ri e sa kisha vajtur mësues në gjimnazin e Gjinokastrës. Mes të tjerash vndosa që vjershat e shpërndara t’i mblidhja e t’i botoja në një vëllim. Nuk besoja se do pëlqehej siç doja, por le ta provoja. Edhe zhurma me sado pak pëlqime mbase do qe më e mirë se heshtja.

Aq më tepër larg Tiranës, qendrës së krijuesve ku kisha dhe shokë të mirë. Librin, Horizont i Kaltër, e dërgova për botim. Befas ndodhi çudia e papritur. Drejtori i përgjithshëm i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”, Drago Siliqi më shkruan letër e më thotë se vëllimi i pëlqeu aq shumë, sa ai, kundër rregullit, do bëhet vetë redaktor. Më ftonte të veja në Tiranë, të bisedonim nga afër. Vajta e këmbyem mendime nga më të ndryshmet. Qe hapur kundër frymës komuniste staliniane dhe pëlqente demokracinë amerikane dhe Hrushovin.

Duket e pabesueshme që ma tregonte dhe mua, një mësues periferie por që bënte vjersha të mira, të papritura për të si lexues i parë. Po kështu i gjykonte saktë dhe ndershëm krijuesit…(vdekja e tij në katastrofën ajrore qe një humbje shumë, shumë e madhe për botën tonë letrare, kur Lidhja ra në duar të këqia egoistë). Libri sa doli, u shit menjëherë. Ai ngjalli një zili të veçantë edhe ngaqë me të u muar siç nuk i takonte, Drejtori i Përgjithshëm. Filluan ngacmimet edhe nga kolegë të afërt. Njëri e godiste te përdorimi i rimës, pasi harmonia e prish poezinë. Tjetri godiste poezinë e vëllimit, pasi ka frymë proze… Por më e habitëshme qe qëndrimi publik i poetit Halil Qendro.

Po e botoj këtë qëndrim ngaqë, në të kundërt në fushatën e intrigantëve të pa cipë e të paturpshëm, një i vetëquajtur ‘kritik’ shpall pa turp, se mua më shante dhe Halil Qendrua, bashkëfshatar! Kurse ndodhi e kundërta, e këtu dua të dal, kjo, akuzë e rëndë e përmbysur të mbetet e qartë, Siç duket, sa doli libri, Halilit iu prish qetsia pasi ai qe poet i mirë e gjithnjë në përsosje. Ai do ta godiste poezinë e bashkëfshatarit te libri i tij poetik më pas, nën titullin prej mësuesi: “Poetit A. Sh”…- e vazhdon… se kur populli vuan me plagë ekstreme…e halle supreme, ti bën shakara për hareme..lirika e erotika…”Ty po të drejtohem, vajzë moj…etj.. Librin e parë të tij e quajti “Dashuri e shqetsuar” pasi, sipas tij shqetsimin në dashuri ai e kish si sojli që ia bie fat në shtëpi Më erdhi keq për qëndrimin e pahijshëm të një poeti të ri të talentuar, por ia lashë kohës.

…Iku shteti komunist dhe erdhi Pluralizmi (gënjejnë ata që thonë se erdhi ‘demokracia’). Halili kish ardhur në Tiranë që nga Tepelena. Kurse unë kisha ardhur nga Metalurgjia. U takuam dhe si poetë bashkëfshatarë, dhe si të vuajtur të dy. në masën e vet secili. Kryetari i Komitetit, me lutjen time dhe si i vuajtur gjatë më dha zgjerim banese – dy dhoma. Kisha parë banesën e Halilit larg nga Kinostudioja – ca dërrasa si dhomë që fuste ujët dhe kërciste nga erërat e lagura.

U trondita sidomos për familjen. Në klimën e krijuar u afruam pak nga pak dhe shokun e mrekullueshëm Leonidha Goxhaj, e vendosëm për të krijuar një Parti a Shoqatë kombëtare dhe demokratike si Uniteti Kombëtar, apo Shoqata “Labëria.”Në këtë klimë të gjallë gjithandej, Halili duhej ndihmuar. I fala banesën e re që më dha pushteti i kohës. Ate banesë që ka edhe sot te ish Blloku. Karshi banonte Liri Belishova. Sa më pa, pandehu se ishte imja, dhe erdhi vizitë. Kush e dëgjoi këtë dhuratë, iu duk e çuditëshme dhe e pabesueshme.

T’i dhurosh tjetrit, shokut, dy dhoma e një guzhinë, dhe në ish Bllok-un aq të pëlqyer. E mbyllim me motivin që e hapëm këtë përgjigje për shpifësin dhe miqtë e tij – Laver Strokën, Ismet Isufin dhe Fitim Caushin (gjarpërin, nepërkën dhe akrepin): kush duhet të shajë tani njëri tjetrin nga dy poetët progonatas! Unë them – asnjëri. Aq më tepër që njëri, i ndjeri Halil nuk jeton më. Por jeta në poezi si te kolegu im i çmuar është shumë më e gjatë dhe më e gjerë se jeta e ditëve të zakonshme. Përgjigja më e saktë e më fisnike është brënda kohës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + eighteen =