DURRËS

Një aksident hekurudhor ka ndodhur para pak minutash në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se treni ka aksidentuar një nxënës shkolle, i cili është dërguar në spital me urgjencë ku po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të stacionit të trenit në Durrës. Në hekurudhë dhe përreth duken ende gjurmët e aksidentit dhe çanta e shkollës e nxënësit./ballkanweb/