Aksident në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë - Arbëria News

Aksident në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

aksident-bulqize-21

Një aksident i rëndë rrugor mësohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, nurse si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku, por sipas të dhënave paraprake dyshohet për një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Këta të fundit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë përtë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 në aksin Rubik- Milot dhe janë përplasur 2 makina, njëra prej tyre me targa Kosovë. Dyshohet se të lënduarit e aksidentit ndodheshin pikërisht në këtë makinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two + four =