Aksident i rëndë në Fier, makina përplas fëmijën - Arbëria News

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas fëmijën

Aksident i rënde ka ndodhur në aksin rrugor Strum-Suk, në fshatin Suk, ku automjeti tip “Benz” me targa FR 4741 D me drejtues Nikolin S., 21 vjeç, ka goditur një fëmijë të mitur 3 vjeç i cili ishte duke kaluar rrugën, bëjnë me dije burime policore.

I mituri ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë.

Nikolin S., drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Stacionin e Policisë Roskovec.

Policia njofton se “grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 − two =