Aksidenti automobilistik i Mira Kazhanit me 17-vjeçarin, Blendi Gonxhja: Djali shkatërron jetë njerëzish. Një gjobë të mirë pas spitalit - Arbëria News

Aksidenti automobilistik i Mira Kazhanit me 17-vjeçarin, Blendi Gonxhja: Djali shkatërron jetë njerëzish. Një gjobë të mirë pas spitalit

Aksidenti i gazetares, Mira Kazhani është shndërruar në një temë debati mes saj dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ky i fundit ka publikuar fotografinë dhe gjendjen shëndetësore të 17 vjeçarit, Nertil Pëllumbi, që sipas ish-kreut të qeverisë është në gjendje kome.

Por në këtë debat ka ndërhyrë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, i cili ka theksuar se djali që u përfshi në aksident me gazetaren Mira Kazhani, pasi të dal nga spitali do të marrë një gjobë të mirë.

Sipas ish-Nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, nuk mund të kalohet autostrada në atë mënyrë, pasi rrezikon jetën, por dhe shkatërron jetë njerëzish.

Këtë koment, Goxhja e ka bërë në Facebook në faqen ER-TV ku është publikuar një lajm rreth aksidentit të Mira Kazhanit.

“Atij shërim të shpejtë por dhe një gjobë të mirë pas spitalit. Se nuk mund të kalohet autostrada ashtu dhe jo vetëm rrezikon vetën, por shkatërron jetë njerëzish të tjerë që janë duke ecur në respekt të Kodit Rrugor në superstrade me 90-110 kmh e është e pamundur të ndalosh por dhe po ndalove rrezikon mjete e shoferë e pasagjerë të tyre të tjerë pas! Kundravajtje e rëndë e kalimtarit ndërsa nuk mungojnë mbikalimet përkatëse!”, shkruan Goxhja./express/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − 4 =