Aksidenti i Vettelit në “Fiorano” - Arbëria News

Aksidenti i Vettelit në “Fiorano”

Ferrari është detyruar të anulojë një testim të gomave “Pirelli” për pistë të lagur, healing pas përplasjes së rëndë të Sebastian Vettel në “Fiorano” gjatë së enjtes, price me gjermanin 4 herë kampion bote që kishte zhvilluar rreth 40 xhiro deri në atë moment.

Kompania e gomave “Pirelli” tha se aksidenti kishte ardhur thjesht si pasojë e “humbjes së kontrollit” nga piloti gjerman i “kokëkuqes”, ndërsa Vettel nuk jep detaje mbi atë se çfarë ndodhi, duke u mjaftuar vetëm me faktin se “ndihej mirë” dhe se “nuk kishte pësuar dëmtime”. Megjithatë, njëvendëshja e tij, një model i 2015-s i modifikuar për të simuluar nivelet e reja të forcës shtytëse për vitin 2017, ishte dëmtuar mjaftueshëm sa për të mos vazhduar më tej me testimet.

Kjo bëri që të dështonte edhe plani i pilotit rezervë të Ferrarit, Antonio Giovinazzi, i cili priste të shijonte për herë të parë një makinë të Formulës 1 ditën e premte, por gjithçka u anulua.

Zëdhënësi i “Pirelli”-t tha se kompania po vlerësonte teknologjitë e mundshme për sezonin e vitit 2018, përfshi këtu modelet e reja të sipërfaqes së gomave dhe përbërjen e tyre.

Përplasja e Vettelit erdhi në xhiron e parë të rikthimit në pistë pas një pushimi dreke. Moti ishte i ftohtë me temperatura 4 gradë Celsius, ndërkohë që dyshohet se mosarritja e temperaturës së duhur nga gomat mund të ketë qenë një faktor ndikues në aksident.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 9 =