Aktori Bradley Cooper hedh ne gjyq revistën franceze për shkelje të privatësisë - Arbëria News

Aktori Bradley Cooper hedh ne gjyq revistën franceze për shkelje të privatësisë

Aktori Bradley Cooper ka vendosur të nxjerr para gjyqit shefat e një reviste franceze, e cila ka botuar një shkrim rreth lidhjes së tij të mundshme me supermodelen Irina Shayk.

Që nga atëherë, mediat botërore kanë shkruar për lidhjen e tyre, e sidomos që kur kanë marrë pjesë në një dramë të Brodueit në prill të këtij viti dhe më pas janë fotografuar duke u puthur në rrugët e Nju Jorkut në maj. Dhe pikërisht ishte revista franceze “Oops!”, ajo që e ka dhënë e para lajmin, prandaj ylli i Hollivudit ka ngritur padi kundër botuesve të shkrimit “L’amour au grand jour”, që do të thotë “Dashuria në vend të hapur”.

Në dokumentet gjyqësore të dorëzuara në gjykatën e Parisit, Copper thotë se kurrë nuk ka folur publikisht rreth lidhjes me Shayk, prandaj revista ‘Oops!’ e shkelë të drejtën e tij për ‘jetë private’.

Bradley tani kërkon dëmshpërblim prej 11 mijë eurove, mirëpo, shefat e kësaj reviste janë këmbëngulës se nuk kanë bërë asgjë të keqe, sepse shkrimi i tyre është bazuar në fotografi të çiftit, fotografi këto që tashmë ishin publikuar në Spanjë dhe SHBA. Edhe Leonardo DiCaprio javën që shkoi ka ngritur padi pikërisht kundër kësaj reviste, për shkrimin se ai kishte lënë shtatzënë Rihanna-n.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − seven =