AKU forcon inspektimet në tregjet e vendit për sigurinë ushqimore - Arbëria News

AKU forcon inspektimet në tregjet e vendit për sigurinë ushqimore

AKU-kukes

Autoriteti i Kontrollit Ushqimor, medical (AKU) në prag të festës së ndërrimit të viteve, ka forcuar inspektimet në tregjet e vendit për sigurinë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve të kryera dy javët e fundit, janë sekuestruar produkte ushqimore me datë skandece të kaluar dhe mish apo mjaltë pa dokumente shoqëruese. Siguria ushqimore për periudhën e fundvitit, kur rritet ndjeshëm konsumi, ka vënë në lëvizje Bashkinë e Lezhës.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit prej ditësh po kryhen kontrolle në terren tek tregtarët ambulantë.

Sipas AKU-së, në Fier, janë kryer mbi 160 kontrolle në subjekte tregtare të ndryshme ndërsa janë vendosur mbi 70 gjoba me vlerë 7,2 milionë lekë të reja, ndërkohë që në njësitë e tregtimit të mishit është konfiskuar dhe asgjësuar mbi 220 kg mish jashtë standardit.

Ndërsa në Vlorë aksioni i AKU-t, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë si dhe Krimin Ekonomik u përqendrua në aksin rrugor Llogora- Himarë, ndërsa janë proçeduar 3 persona pasi tregtonin mjalt dhe mish të pashoqëruar me dokumentacion dhe pa plotësuar kushtet higjeno-sanitare të produkteve ushqimore.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 8 =