Akuza pedofilie ndaj ish-kryeministrit britanik - Arbëria News

Akuza pedofilie ndaj ish-kryeministrit britanik

7 akuza do të rëndonin mbi ish- kryeministrin e Britanisë së Madhe nëse ai do të ishte ende gjallë, akuza lidhur me abuzim ndaj disa fëmijëve.
 
Operacioni i koduar me emrin “Conifer”, kushtoi 1.5 milionë paund dhe përfshinte akuzën për përdhunim të një djali 11-vjeçar, sjellje të pahijshme me një djalë 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar me të cilin Heath ka pasur tre takime të cilat i ka paguar.

Ngjarjet kanë ndodhur në një periudhë kohore prej vitit 1961 deri në 1992 ne shtetin britanik.

Ky përfundim shënon fundin e operacionit “Conifer” që filloi në vitin 2015, pasi Sir Edward Heath u përmend si i dyshuar në një investigim në abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Heath ka qenë një nga figurat më të larta politike në Westminster, që është lidhur me akuza për abuzime seksuale me fëmijë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − eight =